• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapen 10 mijë vende pune të përkohshme pune në shtet, ja si të aplikoni

24/05/2023
Vende të lira pune në shtet, ja si të aplikoni

Administrata publike ka hapur rreth 1714 vende të reja vakante për të gjithë të rinjtë që duan të bëjnë praktikë pune 3 mujore në 15 institucione shtetërore dhe 110 institucione varësie. Urdhri i Ministres së Shtetit për Rininë i botuar në Fletoren Zyrtare , shpall “thirrjen e tetë”, në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës , pjesë e së cilës janë edhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqëritë tregtare dhe organizatave jofitimprurëse. Procesi i rekrutimit do të kryhet pas aktivizimit i platformës online për aplikim: https://praktika.riniafemijet.gov.al.

Shpallja e thirrjes i dërgohet institucioneve, të cilat kanë për detyrim ta publikojnë në faqet e tyre zyrtare dhe mediat sociale. Procesi i aplikimit fillon në datën 1 qershor 2023 dhe përfundon në 30 qershor 2023. Por cilat janë kriteret e aplikimit?

Aplikantët duhet të jenë nga mosha 21-26 vjeç; Duhet të jenë minimalisht të diplomuar në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, deri në datën 1 shtator 2023; nuk duhet të kenë qenë pjesë e programit në thirrjet e mëparshme, pasi qëllimi i tij është ofrimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e aftësive profesionale e të shprehive të tyre praktike, në njohje me sistemin administrativ publik, shoqëritë tregtare dhe organizatat jofitimprurëse. Programi Kombëtar i Praktikës së Punës, thirrja e tetë, do të zgjasë 3 muaj dhe fillon më 1 Shtator deri më 1 Dhjetor 2023.

Praktikanti do të kryejë praktikën e punës pranë institucionit ku është pranuar, çdo ditë, nga e hëna deri të premten, orar zyrtar dhe që të certifikohet për përfundimin me sukses të programit, duhet të ketë marrë pjesë minimalisht në 80 % të periudhës së zhvillimit të programit. Një ditë më parë, INSTAT njoftoi hapjen e 7 mijë vendeve vakante të punës për realizimin e Censusit të popullsisë, çka bën që në total përgjatë kësaj periudhe vetëm nga këto dy programe të jenë rreth 10 mije vende të lira pune./Scan

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al