Duke pranuar se shërbimi i në zyrat e Hipotekave, ka qenë shumë i dobët, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një dalje për mediat ditën e sotme ka njoftuar hapjen e një konkursi për të zgjedhur drejtuesit e rinj në çdo zyrë hipoteke.
Ajo ka ftuar të gjithë ata që e ndjejnë vetën të aftë për të punuar në zyrat e Hipotekave, duke shtuar se ata duhen të jenë shërbyes të qytetarit dhe jo shërbyes të partive politike.
“Reformimin e shërbimeve publike dhe do vijojë më tej me organizmin e personelit. Jemi të vetëdijshëm për shërbimin që ofrohet sot, që ka qenë poshtë kërkesave të qytetarëve. Zhdukja e çdo rasti korruptim na çoi sot në hapjen e konkursit.
Që të kemi në krye të zyrave të hipotekave shërbyes të qytetarit dhe jo shërbyes të partive politike. Ftojmë gjithë qytetarët që mendojnë se përmbushin kriteret të bëhen pjesë e kësaj reforme që sapo ka filluar. Procesi do të jetë transparent për të zgjedhur profesionistët dhe personat e përshtatshëm. Konkursi është hapi i parë që po hedhim”, tha Gjonaj.