Ditën e sotme është hapur spitali i parë rajonal në Elbasan për qytetarët e infektuar nga COVID-19.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se në “COVID5” ndodhen 81 shtretër si dhe të gjitha pajisjet e nevojshme për të trajtuar personat e prekur nga koronavirusi.
“Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve”, tha ministrja Manastirliu.