Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen e dy procedurave të rëndësishme të prokurimit, të cilat pritet të kenë një efekt të fortë dhe të menjëhershëm në komunitetet lokale.
Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrugën e vjetër nacionale Fier – Ballsh – Fratar, e cila ka një vlerë të fondit limit prej 35 miliardë lekësh të vjetra; si dhe ndërtimi i rrugës Kthesa e Bërdicës – Ura e Bahçallëkut në Shkodër, vlerë 10 miliardë lekë.
Kuvendi i Shqipërisë ka dhënë më parë “OK” për këto dy procedura të rëndësishme dhe dje më 4 Tetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar si institucion përgjegjës ka njoftuar zyrtarisht hapjen e garës dhe në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike janë njoftuar të gjitha të dhënat.
Ky aks rrugor ndodhet në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh në të nuk janë kryer investime me gjithë shqetësimin e vazhdueshëm të banorëve si dhe trajtimin e këtij problemi në media. Në këto rrugë vlen të theksohet cedimet e shumta dhe valëzime e tabanit të rrugës.
Objekti “Rehabilitimi i rrugës Fier – Kthesa Patosit – Fratar”, është planifikuar të realizohet me fonde të buxhetit të shtetit për këtë vit buxhetor. Konkretisht, është rikonstruksioni i rrugëve ekzistuese:
· Fier – Kthesa Patosit, me një gjatësi 5.9 km, (Segmenti 0)
· Kthesa Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, (Segmenti 1)
· Dalje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km, (Segmenti 2)