• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapja e negociatave/ Shtohet edhe një vend skeptik ndaj Shqipërisë

04/10/2019
Hapja e negociatave/ Shtohet edhe një vend skeptik ndaj Shqipërisë

Vështirësohet njehsimi i qëndrimeve për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë në gjirin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Në takimin e 28 ambasadorëve të përhershëm të BE-së mbajtur në Bruksel, Franca nuk ka prezantuar ende një qëndrim lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Holanda është mjaftuar duke thënë se qëndrimi i saj për Shqipërinë nuk ka ndryshuar. Për qeverinë holandeze, aktualisht mbetet ende në fuqi mocioni i parlamentit holandez të aprovuar në qershor të këtij viti, kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kjo është konfirmuar sot për ABC News nga burime zyrtare holandeze.

Ndërkohë një tjetër shtet i është shtuar listës së skeptikëve për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Danimarka ka lënë të kuptohet, se tashmë vendi ka një qeveri të re, që nuk është entuziaste për zgjerimin dhe rrjedhimisht mund të jetë më strikte se qeveria e mëparshme.

Këto elementë pengojnë ambasadorët e përhershëm që të punojnë mbi një tekst të përbashkët për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Askush deri tani nuk mund të thotë nëse ky tekst do marrë formën e vendimit të Bundestagut për të dyja vendet apo jo.

Paralelisht me këtë, ka shtete anëtare të BE-së që shohin probleme me qasjen e deritanishme për zgjerimin, pasi nuk po jep rezultatet e pritshme edhe me vendet që kanë hapur negociatat, si Serbia dhe Mali i Zi, lidhur me forcimin e shtetit ligjor dhe të drejtat themelore. Kjo po e thellon ndarjen brenda shteteve anëtare.

Ambasadorët e përhershëm do të mblidhen sërish të mërkurën e ardhshme për të diskutuar qëndrimet e tyre. Nga eksperienca e vitit të shkuar, nuk përjashtohen disa takime të tilla për të mundësuar formulimin e teksteve për të dyja vendet deri në datën 15 tetor, kur pritet të merret vendimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Related Posts

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

13/02/2026
“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al