• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Haremi’ fut në sherr deputetët, Gjekmarkaj: Pusho more derrkuc, lexo më shumë libra dhe numëro më pak para

16/11/2021
‘Haremi’ fut në sherr deputetët, Gjekmarkaj: Pusho more derrkuc, lexo më shumë libra dhe numëro më pak para

Salla e Kuvendit u përfshi nga debatet dhe diskutimet në lidhje me ofendimet që bëhen për figurën e grave deputete, gjithçka pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Rama për deputeten demokrate Jorida Tabaku që e quajti ‘balona tabake’.
Sot, ministrja Belinda Balluku iu drejtua grave deputete të opozitës duke thënë se nuk kanë reaguar të prekura kur janë ofenduar deputetet dhe gratë socialiste, duke sjellë këtu në vëmendje një shprehje të deputetit Agron Gjekmarkaj ‘harem’.
Në përgjigje të ministres, deputetja Grida Duma kërkoi publikisht nga kolegu Gjekmarkaj të kërkonte ndjesë nëse e ka përdorur jashtë kontekstit të një metafore.
Deputeti Gjekmarkaj mori fjalën dhe shpjegoi se ky term është përdorur si koncept politik.

DEBATI DHE REPLIKAT

Belinda Balluku: Nuk duhet të ofendohemi më, ne kemi ardhur këtu si deputetë të Shqipërisë me vota. Këtu s’ja vlen më të bëjmë një bisedë u goditën gratë e goditën burrat, këtu jemi të gjithë njësoj askush s’duhet të ofendojë askënd por unë nuk mbaj mend asnjë nga ju ti thoshte zotit Gjekmarkaj që ne nuk jemi haremi i askujt, Ne jemi gra, jemi nëna, motra kemi prindër në shtëpi e janë detyruar të dëgjomë nga gjërat më të poshtra në këtë parlament. S’ju kemi parë të acaroheni kaq shumë për ne apo s’ka gjë ne le të jemi harem kurse ju duhet t’ju ruajmë e të ndizni këtë lloj retorike.

Grida Duma: Zonjë e nderuar po i drejtohem publikisht zotit Gjekmarkaj nëse e ka përdorur kete harem tju kërkojë ndjesë publikisht, nëse harem është cështje që e ka përdorur jashtë metaforës dhe pa kontekst tju kerkoje ndjese.

Në të njëjtin duel që na ftove do cohesh e do thuash ndjesë që kryeministri ju përdori foton për fushatë, në të njëjtëin duel do cohesh e do thuash se je vonë ka ndodhur ne prill. Pse su cuat juve se edhe une ju respektoj shume

Ju do coheni e do thoni ndjesë zonja Duma që nuk u cova qe pashë atë lincim tuaj me foton në fushatë unë e kam nderin tja them kolegut tim.

Kurrë s’kam përdorur une asnjë fjalë, por juve ju shqetëson që fjala ime zë peshë dhe këtë pranojeni.

Agron Gjekmarkaj: Ulu mor ca ke si kukull.
Dua t’i shpjegoj zonjes ministre që e kam pasur si koncept politik qe shpaqet edhe te Iliada e Odiesa dhe Dante Aligeri jo në kuptimin e haremit të mirëfilltë të afrimiteve erotiko seksuale të sulltanëve, por si koncept politik.

Gjekmarkaj duke folur, sqaruar pse ka perodorur termin “harem” per Ministret e Qeverisë.

Balluku: Po Çfarë thua mo?!

Agron Gjekmarkaj: Të lutem, foli Edi Ramës dhe kujt te duash me ate ton jo mua.

Deputetët e PS qeshin

Bardhyl Kollçaku: Hahaha po keshtu flitet

“Pusho mor ti derrkuc” i drejtohet Gjekmarkaj deputetit socialist Bardhyl Kollcaku

Erion Braçe: Kujt i drejtohesh ti ashtu more idiot

Lindita Nikolla: Mos vijoni me fyerje në sallë.

Agron Gjekmarkaj: Lexo me shume libra dhe numero me pak para e kuptoje ca është koncepti i haremit politik.

Lindita Nikolla: Sërish nuk kërkuat ndjesë dhe kjo është e trishtë

Agron Gjekmarkaj: E shpjegva

Belinda Balluku: Atëherë zoti Gjekmarkaj ju vetëm vërtetoni atë që thashë për ju.
Ju moret dhe argumentuat dhe pse e keni bere nje gjasme falje publike pasi iu hodh opinioni në kurriz thoni që është metaforë normale. Une nuk dua ti futem metaforave se nese eshte normalitet haremi, dhe ju duhet ta keni ndonjë grua në familje, në mos nuk keni vajze keni grua, keni moter nene eshte normale per ju tua quajne harem? Nese kete e keni normalitet ne familjen tuaj ne do e pranojme me kenaqesi kete gje.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al