• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Harta e re gjyqësore, ja zgjidhja që propozojnë avokatët e Sarandës

11/01/2022
Harta e re gjyqësore, ja zgjidhja që propozojnë avokatët e Sarandës

Dhoma e Avokatëve në Sarandë ka kundërshtuar projekt draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore, e cila shkrin shumicën e gjykatave në vend përfshi atë të Sarandës.

Reforma që prek edhe prokurorinë sipas grupeve lokale të interesit do të sjellë vështirësi të mëdha jo vetëm për punonjësit e drejtësisë por gjerësisht për komunitetin.

Në një diskutim të gjerë lokal Dhoma e Avokatëve e ka cilësuar studimin e KLGJ sipërfaqësor dhe të kopjuar nga vendet nordike me të cilat Shqipëria minimalisht nuk mund të krahasohet as për nga infrastruktura rrugore si lehtësi për të shkuar në gjykatë.

Gjykata e Sarandës funksionon prej 50 vitesh dhe është në funksion të një popullsie prej rreth 130.000 banorësh. Gjatë vitit 2019 gjykata pati një volum prej 1739 çështjesh civile dhe 1020 çështjesh penale. Për më tepër qyteti është një destinacion turistik që pret gati 700 mijë vizitorë çdo vit.

Dhoma e Avokatëve ka propozuar që roli i Gjykatave të mbetet i pandryshuar ose në mungesë të zgjidhjes gjykata e Sarandës të jetë degë e asaj të Gjirokastrës pa ndryshuar vendndodhjen. Avokatët dhe grupet e interesit kanë kërkuar edhe evitimin e shkrirjes së Gjykatës së Apelit në Gjirokastër duke argumentuar rëndësinë e pranisë së institucionit në rajon ose në të kundërt një gjykatë apeli në Fier për të gjithë Jugun.

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al