Një hotel në Himarë është gjobitur me 50 mijë lekë të reja. Lajmin e jep ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, teksa shkruan se koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojnë hotelet, por janë për qytetarët.
“Ndëshkim për hotelet që ndotin. Koshat nuk janë për sasitë e mëdha të mbetjeve që gjenerojne hotelet, por për qytetarët! Policia Bashkiake e Himarës ka reaguar duke gjobitur hotelin në bregdet. Prej ditësh ishte kthyer në gangrrenë, duke mos zbatuar oraret e hedhjes së mbetjeve në grafikun e përcaktuar nga bashkia, por i hiqte nga territori i vet në çdo moment të ditës duke i derdhur në rrugë E PAFALSHME! ❌❌❌ Mos dëmtoni sezonin, mos cenoni mjedisin! Jemi në koordinim me Policitë Bashkiake dhe me Policinë e Shtetit dhe gjobat do të aplikohen ndaj çdo çmendurie të tillë!”, shkruan Kumbaro duke nxjerr edhe pamjet si më poshtë.








