• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Helena dhe Ismail Kadare/ Si nisi para 61 vitesh historia e tyre e dashurisë dhe cili ishte momenti më i vështirë që përjetuan së bashku?

01/07/2024
Helena dhe Ismail Kadare/ Si nisi para 61 vitesh historia e tyre e dashurisë dhe cili ishte momenti më i vështirë që përjetuan së bashku?

Helena dhe Ismail Kadare, lidhën martesë më 20 tetor 1963, dhe prej asaj dite kanë jetuar çdo ditë historinë e tyre të dashurisë. Fryt i kësaj dashurie ishin edhe dy vajzat e tyre, Gresa dhe Besiana. Helena Kadare, nuk ishte vetëm bashkëshortja e shkrimtarit më të madh shqiptar dhe gjeniut të letërsisë shqipe, por ishte gjithashtu përkrahësja dhe mbështetja e tij më e madhe në çdo vendim të tijin. Mes këtyre vendimeve dhe i vitit 2021, për të lënë përfundimisht Francën dhe për t’u rikthyer në Shqipëri.

Pak javë më parë Helena tregoi në një emision televiziv njohjen dhe nisjen e marrëdhënies me shkrimtarin Ismail Kadare. Historia e tyre e nisur gjithçka nga një rastësi mjaft e bukur, iu ngjan sigurisht historive të librave dhe filmave. Ajo tregoi se para se ta takonte dhe të dashurohej me të, i njihte të gjitha poezitë e shkrimtarit, ndërkohë që Ismaili nuk e njihte fare Helenën.

“Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare”,- u shpreh Helena.

Duke treguar detaje të paditura më parë Helena Kadare shtoi:

“Unë botova një tregim te ‘Zëri i Rinisë’. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte shkuar për specializim. Atje shkonin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta (ku më shkroi): “Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni”. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj, kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë”.

Siç e thamë dhe më sipër historia e dashurisë mes Helenës dhe Ismail Kadaresë vërteton shprehjen “rastësia mbreti i botës”. Ajo zbuloi arsyen se përse bashkëshorti i saj nuk i ka dhuruar kurrë një unazë. Tregoi dhe se nuk ka marrë as një propozim martese dhe se ceremonia e tyre kishte nevrikosur njerëzit:

“Nuk më ka dhuruar unazë, sepse ka qenë një brez që e quanin veten shumë modernë dhe përjashtonin zakonet e vjetra. Atëherë ka qenë diçka konservatore, jashtë shijeve tona. Në atë kohë nuk kishte një propozim martese. Unë isha në konvikt, isha studente e vitit të parë dhe ishte ‘Lidhja e Shkrimtarëve’. Ismaili ftoi të gjithë shkrimtarët e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve’ dhe unë ftova të gjitha shoqet e konviktit, duke zemëruar jashtëzakonisht shumë farefisin tonë dhe gjithashtu edhe gratë e shkrimtarëve që nuk ishin të ftuara”, – tregoi ajo. Ajo që e ka bërë dhe më interesante këtë rrëfim si kurrë më parë ishte se në festën e organizuar nga Helena dhe Ismail Kadare, janë njohur shkrimtari Dritëro Agolli dhe e shoqja Sadija.

Ismail Kadare jo më kot është cilësuar edhe si zëri universal kundër totalitarizmit, pasi me romanet e tij sfidoi regjimin dikatorial të Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën. Në një tjetër intervistë televizive, Helena ka treguar momentin më të vështirë që kanë përjetuar së bashku me bashkëshortin e saj. Kadare theksoi se kishin frikë se do i internonin për shkak të veprave të publikuara të tij. Ajo tregoi se Kadarenë e çuan në Myzeqe për të bërë punë krahu por që ky i fundit nuk pranoi kurrë të punonte ashtu.

“Momenti më i vështirë që kemi kaluar bashkë ka qenë Plenumi. Kishim frikë internimin. Ishte një gjë shumë e fortë, pikërisht për “Pallatin e Ëndrrave”. Ajo ishte një pjesë, dhe kur doli libri nuk pati asnjë kopje që të shitej sepse ishte vjedhur në shtypshkronjë. Më pas u bë një ribotim i shpejtë dhe u përhap menjëherë. Ky ka qenë momenti më i vështirë. Më pas Ismailin e thirrën në Komitetin Qendror. Kadare bëri një autokritikë shumë të fuqishme duke thënë se armën që më dha partia ia drejtova partisë. Më pas atë e çuan në atë fshatin në Myzeqe”-tha ajo.

Përveçse se bashkëudhëtarja e gjeniut të letërsisë shqiptare, veprat e të cilit janë të përjetshme, Helena Kadare e njohur edhe si Elena Kadare është një autore novelash dhe romanesh. Është një ndër të paktat shkrimtare romanciere shqiptare, në vitet e regjimit komunist. Autore e shtatë vëllimeve, veprat e saj flasin për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu është një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur botërorë, kryesisht francezë. Me kohën, Helena u shndërrua në protagoniste të librave të Kadaresë, siç ishte Ana te “Përbindëshi”, por kjo nuk ka mjaftuar. Edhe Helena Kadare, jetën e saj krah Ismailit, e ka dokumentuar në “Kohë e pamjaftueshme” edhe pse nuk e mori kurrë dakordësinë nga bashkëshorti i saj, i cili ishte kategorikisht kundër librave autobiografikë.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al