• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Helmimi i rivalit të Putin/ Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

29/08/2020
Helmimi i rivalit të Putin/ Spitali gjerman: Navalny ende në koma, por gjendja e tij po përmirësohet

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili dyshohet se është helmuar, ndodhet ende në një koma artficiale, por gjendja e tij është e qëndrueshme dhe simptomat e tij po përmirësohen, thanë të premten mjekët gjermanë që po kujdesen për të.
Zoti Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë.
Fundjavën e kaluar ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij. 44 vjeçari Navalny po trajtohet me antidotën atropinë. Spitali Charité tha se “ka pasur njëfarë përmirësimi të simptomave të shkaktuara nga aktiviteti i frenuesit të kolinesterazës”.
“Megjithëse gjendja e tij mbetet serioze, nuk është në rrezik jete. Megjithatë për shkak të helmimit të rëndë të pacientit, është ende mjaft herët që të parashikohen efektet e mundshme afatgjata”, tha spitali. Gruaja e zotit Navalny, Yulia e ka vizituar atë rregullisht në spital dhe “Charité” tha se mjekët janë në kontakt të vazhdueshëm me të.
Aleatët e zotit Navalny këmbëngulin se ai ishte helmuar me qëllim dhe thonë se Kremlini ishte pas këtij sulmi, akuza që zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë si “zhurmë e kotë”. Ekspertët perëndimorë kanë tërhequr vëmendjen se është shumë herët të nxirren përfundime lidhur me shkaqet që mund të kenë shkaktuar sëmundjen e zotit Navalny, por vënë në dukje se Novichok, agjenti nervor i kohës sovjetike, që u përdor për të helmuar ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij në Britani, ishte një frenues i kolinesterazës.
Mjekët rusë që trajtuan zotin Navalny në Siberi e kanë kundërshtuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e spitalit gjerman, duke thënë se e kishin përjashtuar helmimin si diagnozë dhe se analizat e tyre për frenuesin e kolinesterazës, dolën negative. Zoti Navalny u dërgua në Gjermani për trajtim mjekësor pasi kancelarja Angela Merkel ofroi personalisht që ai të kurohej në Berlin.
“Ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që kjo të sqarohet. Ishte diçka e drejtë dhe e mirë që Gjermania tha se ishte e gatshme që ta pranonte zotin Navalny. Dhe tani do të përpiqemi ta sqarojmë këtë situatë me mundësitë që kemi, që janë të kufizuara”, tha ajo në konferencën e përvitshme të verës për shtyp. Kur të ketë më shumë qartësi për atë që ndodhi, Gjermania do të përpiqet të sigurojë një “reagim evropian” ndaj çështjes, tha zonja Merkel. Ajo përmendi helmimin e Skripalit dhe vajzës së tij, para dy vjetësh, çka bëri që shumë vende evropiane të dëbonin diplomatë rusë dhe anasjelltas.
Pas një takimi në Berlin me homologët e tij nga 26 vende të Bashkimit Evropian, Ministri i Jashtëm Heiko Maas theksoi se Rusia kishte detyrimin të kryente një hetim të detajuar, diçka që e kanë kërkuar shumë vende. “Rusia duhet të kontribuojë më shumë për të qartësuar rastin Navalny, dhe hetimi që presim ne nuk duhet të jetë vetëm sa për të larë gojën. Hollësitë e këtij akti duhet të hetohen me hollësi dhe transparencë dhe përgjegjësit, direkt ose indirekt, duhet të vihen para përgjegjësisë”, tha ai.
Deri tani, autoritetet ruse duket se nuk duan të hetojnë lidhur me gjendjen e politikanit. Ekipi i zotit Navalny i bëri javën e kaluar një kërkesë Komitetit Hetues të Rusisë, që autoritetet të ndërmarrin një hetim penal me akuza për atentat ndaj një figure publike dhe përpjekje për vrasje, por thanë se nuk kanë marrë përgjigje.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se ai nuk mendonte se kishte bazë për një çështje penale, përsa kohë nuk ishte përcaktuar plotësisht shkaku i gjendjes së politikanit. Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë tha të enjten se një hetim paraprak që filloi javën e kaluar, nuk ka gjetur shenja “veprimesh të qëllimshme kriminale” ndaj zotit Navalny.
Përkrahësit e disidentit nuk janë të befasuar nga reagimi i Kremlinit.
“Ata e kuptojnë që çfarëdo hetimi të bëhet do të çojë në Kremlin. Ata nuk po ndërmarrin një hetim penal, sepse do të vijë momenti që do të duhet të përgjigjen se cilat janë rezultatet e hetimit”, i tha agjencisë Associated Press të premten Lyubov Sobol, një politikan i njohur i opozitës dhe një nga aleatët më të ngushtë të zotit Navalny. Ai shtoi se megjithëse gjendja e Navalny-t nuk ka sjellë protesta të mëdha në Rusi, ka trazuar indinjatën që zjen atje./VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al