• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heqja e tabelave greqisht në Finiq/ Reagon OMONIA, PBDNJ e MEGA: Provokim i rëndë nga Qeveria Rama

05/05/2019
Heqja e tabelave greqisht në Finiq/ Reagon OMONIA, PBDNJ e MEGA: Provokim i rëndë nga Qeveria Rama

Pas heqjes së tabelave dygjuhëshe, shqip dhe greqisht, të vendosur në Finiq, ka reaguar PBDNJ dhe OMONIA duke e cilësuar këtë akt si një provokim të fortë nga qeveria “Rama”.

Në një komunikatë për mediat PBDNJ dhe OMONIA shprehen se tabelat ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë Finiq dhe se ishte një akt plotësisht legal dhe i argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

“Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale.”, thuhet në këtë deklaratë. 

Deklarata e plotë;

Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.

Brenda errësirës së natës, mekanizmi shtetëror, nën mbulimin e një force të denjë të policisë, të Shtunën, 4 Maj, u vunë në lëvizje për të hequr tabelat e orientimit me emërtimet e fshatrave të komuniteteve helenike në njësi administrative nën kompetencën e Bashkisë së Finiqit, në zonën më gjerë të Sarandës.

Tabelat konkrrete ishin vendosur kohët e fundit nga shërbimet e Bashkisë në fjalë që kishin ndërmarrë këtë akt plotësisht legal dhe të argumentuar me praktikat ligjore që i referohen Konventës Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, dhe që përbën pas ratifikimit respektiv nga Parlamenti i Shqipërisë, pjesë të legjislacionit të brendshëm.

Të nënvizohet fakti se vendosja e tabelave të kësaj natyre përbën detyrim të qeverisjes qendrore si për nga pikëpamja e përmbushjes së detyrimeve kontraktuale që rrjedhin nga praktika e sipërcituar, angazhimeve që Qeveria ka ndërmarrë kundjet instrumentave monitorues të Këshillit të Evropës në kuadrin e zbatimit praktik të së drejtës për përdorim publik të gjuhës amtare të Minoritetit Etnik Grek sikundër edhe sepse akset rrugore përbëjnë një të drejtë të qeverisë.

Hollësi që kërkon mëshimin e vet fakti se pjesë e rëndësishme e aksit rrugor qendror mbi të cilin u zbatua akti i mjeruar është ndërtuar gjatë viteve të mëparshme me financim të drejtëpërdrejtë të Qeverisë helenike.

Qeveria Rama për një herë akoma u tregua në një përqafim ngushtësisht të shtrënguar me grupe që urrejnë Minoritetin Etnik Grek, gjuhën Greke dhe që duke difuzuar nacionalizmin synojnë frikësimin dhe në fund të fundit çrrënjosjen dinake nga toka amtare të pjesëtarëve të MEG. Këto grupe ishin të parat që filluan reagime malinje për tabelat në fjalë duke përdorur pretekste banale që sot i shohim të cituara në komunikata respektive për ngjarjen të autoriteteve shtetërore. Në analogji dhe thuajse kopje ishin zhvilluar ngjarjet edhe në episodin fatal të ekzekutimit të një pjesëtari të MEG në Bularat në Tetorin e vitit të kaluar.

Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik. Nëse edhe supozojmë se Qeveria do të donte të ndryshonte formën e tabelave do të kishte hequr vetëm syprinat me mbishkrime që ato të korrigjoheshin, ndërkaq që ka shkulur krejt trupat e tyre.

Për më tepër nuk i parapriu “aksionit të mesnatës” (koinçidencë që edhe kisha e shën Athanasit në Himarë u rrëzua mesnatën dhe nën mbrojtjen e reparteve policore), asnjë komunikim me autoritetin Bashkiak apo qoftë konsultim për trajtimin e çështjes. Të theksohet se këto tabela përbëjnë element pasuror të Bashkisë së Finiqit që ka financuar me procedura të rregullta dhe legale prodhimin dhe instalimin e tyre.

OMONOIA dhe PBDNJ reaguan që në momentet e para kur u vu në dijeni me akt verbal ndaj grupeve të misionit qeveritar që vepronte në heqjen e tabelave, në prezencë të Kryetarit të Organizatës OMONOIA. Pas këtij zhvillimi nuk i mbetet veçse të denoncojë në faktorin ndërkombëtar sjelljen e Qeverisë Rama si ekstremiste dhe të rrezikshme që jo vetëm nuk përmbush të drejtën elementare në lëmin linguistik të MEG por synon në krijimin e një klime të rënduar psikologjike.

Minoriteti Etnik Grek e ka sot më të qartë pamjen për mentalitetet dhe përmbajtjen thelbësore të Qeverisë Rama dhe të Partisë Socialiste në çështje të lidhura me të dhe ata sa përpiqen të mbulojnë realitetin nuk kanë më jo vetëm argumenta të thjeshta por as ato pretekstuale.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

Nga paga te Spalletti, Juve-Yildiz, akordi më pranë

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al