• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Heshtja zgjedhore dhe heshtja flori e Zamira Ramit në Gjirokastër

29/06/2019
Zamira Rami, fundi i një mandati pa shkëlqim në krye të Bashkisë Gjirokastër

Sot në të gjithë vendin është heshtje zgjedhore. Nesër shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Në Gjirokastër kandidati i vetëm në garë është Flamur Golemi nga Partia Socialiste. Teksa kthen kokën pas në këto 30 ditë për të analizuar apo kuptuar më mirë këtë fushatë atipike me një kandidat të vetëm, ajo që bie në sy ndër të tjera është edhe heshtja e Zamira Ramit.

Kryebashkiakja aktuale ka qenë në një ‘heshtje zgjedhore’ gjatë gjithë fushatës. Përjashto dy shkresa të firmosura prej saj për lirimin e ambienteve të KZAZ-së tek pallati i sportit, Zamira Rami s’ka dhënë fare asnjë deklaratë, asnjë qëndrim për 30 qershorin. Ajo nuk ka folur as kur Edi Rama, Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi janë shprehur herë pas here gjatë fushatës, se me të në krye të Bashkisë, Gjirokastra humbi shumë kohë dhe se Zamira Rami nuk e justifikoi besimin që iu dha katër vite më parë.

Ndonëse është atakuar për punën e saj, ajo s’ka bërë qoftë edhe dy radhë në Facebook për të mbrojtur mandatin që mori, punën dhe njerëzit e saj me të cilët drejtoi Gjirokastrën për katër vite. Heshtja është flori thotë një shprehje. Mbase prej kësaj është nisur edhe Zamira Rami. Ajo ka kuptuar më herët se të tjerët, që 30 qershori është i pakthyeshëm dhe se socialistët do ta merrnin me patjetër drejtimin e Gjirokastrës. Prandaj nuk i ka interesuar konflikti dhe përballja.

Në ndryshim, fjala vjen nga Voltana Ademi në Shkodër apo kryebashkiakë të tjerë të opozitës, Zamira Rami ka qenë totalisht pasive në ‘betejën’ opozitare. Edhe shkresat për të nxjerrë jashtë pallatit të sportit KZAZ-në, duket se i firmosi si e detyruar prej porosive politike që i vinin nga Tirana. Ajo e ka ditur shumë mirë që policia bashkiake, përfshi edhe komandantin e saj, nuk do të guxonte të zbatonte urdhërin për të ndërhyrë me forcë në pallatin e sportit.

Zamira Rami nuk shkoi as vetë tek KZAZ-ja. Refuzoi ashtu siç ka refuzuar vazhdimisht edhe shumë protesta dhe shfaqjen përkrah Dasho Alikos e Tritan Shehut. Për sy e faqe ka dërguar herë Krenarin, herë Aurelin apo ndonjë tjetër.

Heshtja e Zamira Ramit nuk lidhet vetëm me planin e saj për të mos krijuar konflikte dhe për të lenë një derë hapur te PS-ja, aq më tepër tani kur opozita ka marrë rrokullimën. Por ajo ka edhe një dimension tjetër. Dëshmon se Zamira Rami nuk del vetë në krye të ‘betejës’, por kërkon t’i nxjerrë nga prushi gështenjat e pjekura me duart e të tjerëve.

Së paku për dy vite ka qenë njeriu më i pushtetshëm i opozitës në Gjirokastër. Në kulmin e aksionit opozitar muajt e fundit, Zamira Rami është fshehur. Ne s’kemi asnjë qëndrim të saj të shprehur publikisht, sidomos për akuzat që i janë bërë gjatë fushatës. Nuk jemi duke thënë se ajo duhet të bllokonte rrugët. Këtë pjesën e ‘kamikazllëkut’ e bën shumë mirë PD-ja me Tritan Shehun në krye. Ama do duhej që ajo të kishte qëndrimin e saj publik për gjithçka ka ndodhur këto muaj dhe në mënyrë të veçantë gjatë fushatës.

©argjiroja.net

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al