Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen. Berberi ka dhënë dorëheqjen para pak ditësh, ndonëse ende nuk ka një komunikim zyrtar,
SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018. Ende nuk dihen detaje të tjera.
Gjithë ngjarja ka ndodhur përpara se ai të merrte detyrën e këshilltarit në MIE. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri./Report Tv