• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hetimi i SPAK, përgjimet nga lëvizja e shefave zbuluan parcelat me kanabis

11/01/2021

Në territorin e Skraparit është kultivuar drogë dhe forca të policisë së këtij rrethi janë implikuar drejtpërdrejtë në këtë proces deri aty sa ka policë që kanë shkulur rrënjët e bimës dhe nuk kanë raportuar situatën.

Madje ka patur bashkëpunim mes policëve që pasi janë njoftuar se do të niseshin për aksion, kanë paralajmëruar krerë të pushtetit lokal.

Dhe, kur është mbërritur në vendngjarje, droga që ishte konstatuar nga ajri, ishte shkulur tashmë. Ky është përshkrimi që SPAK jep në përmbledhjen e akuzave ndaj 23 të dyshuarve që u angazhuan për të mbjellë kanabis sativa në fshatra të Skraparit.

Rasti më i rëndë është ai i përfshirjes së policit B.C., i cili dyshohet sipas SPAK se në një rast në zonën e Gjerbësit – pasi ka marrë informacion për drogën në tokat e shtetasve I.Sh. dhe R.Sh., – pasi ka shkuar me një polic tjetër ende të paidentifikuar, ka shkulur rreth 60 rrënjë, por më pas as që e ka raportuar këtë fakt.

Ky veprim ka sjellë shmangien nga përgjegjësia të kultivuesve. Dhjetëra parcela dyshohet se nuk janë raportuar nga policët e dyshuar me detyrë supërvizorë zone.

Por pavarësisht intesitetit të hetimeve, SPAK nuk ka mundur të ngjitet më lart dhe të dalë me konkluzione edhe ndaj shefave të rëndësishëm të policisë, ndonëse pas një operacioni në muajt qershor-shtator në këto polici pati lëvizje dhe zëvendësime me drejtues të tjerë.

Hetimi i zgjatur nga muaji qershor e në vijim thuhet jo zyrtarisht se u bë për këtë shkak, për të konfirmuar dyshimet se grupi dhe policët kishin orientim nga shefa më të mëdhenj, diçka që nuk u arrit të provohet.

Në një rast burimet pohojnë se trafikantët flasin me njëri tjetrin në afërsi të zonës Melovë, pranë një guroreje. Biseda zhvillohet pranë 58 gropave të hapura prej nga ku ishte asgjësuar bima.

Ndërkohë njëri nga të dyshuarit pranon dhe rrëfen se si dy policë, (njëri prej të cilëve ka qenë polic qarkullimi) kur kishin hyrë në të mbjellat e tij, kishin shkulur drogën dhe e kishin bërë copë e çikë.

“Këta të dy, pa mbajtur procesverval, shkulën me duar drogën, e bënë copa-copa. I kisha mbjellë në Përrenjas të Skraparit dhe po kullosja bagëtinë në stallën e të ndjerit F.J.”, thotë i dyshuari I.Sh.

Përgjimet hedhin gjithashtu dritë për përfaqësues të njësisë administrative që komunikojnë me shefin e njësisë së Poliçanit, të cilët pasi kanë kontrolluar banesën e shtetasti A.L., e deklaruan të pastër.

Por në të vërtetë, më pas, rezultoi se një objekt aty ishte kthyer në magazinë për tharje dhe grumbullim droge. Droga që u kap – pohon SPAK – ishte 140 metra larg në vijë ajrore dhe ajo u kap në proces tharjeje.

Nga hetimi rezultoi se shefi i policisë N.L. dhe K.Z., sipas burimeve të Gazetës “Si”, kishin dijeni dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Në një bisedë, një tjetër polic njoftohet nga salla operative për mbledhje me supërvizorin e zonës dhe ai thotë duke telefonuar një person tjetër: Merre Fuatin, merre urgjent, thuaji ta zhdukë atë për gjithë natën.(SI)

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

21/12/2025
Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al