Inspektorët e Hetimit Tatimor kanë zhvilluar së fundi kontrolle në bizneset e qarkut Gjirokastër, në kuadër të aksionit kundër informalitetit. Mësohet se janë vendosur gjoba në rreth 200 subjekte, ndërsa për 5 është bllokuar aktiviteti. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se mes subjekteve të bllokuara janë edhe disa lokale të njohura në lagjen ’18 Shtatori’. Inspektorët e Hetimit Tatimor, nuk kanë konstatuar thjesht mos lëshimin e kuponit tatimor, por edhe shkelje të tjera akoma më të rënda, si punonjës ta padeklaruar apo shmangie nga detyrimet tatimore. Aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në subjekte të tjera. Kujtojmë që në nëntor të vitit të shkuar shumë subjekte, kryesisht bar-kafe, u gjobitën për shkelje të ligjit antiduhan.
© ArgjiroLajm.net