Policia e Himarës ka arrestuar një 50-vjeçar në Himarë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Prangosja e tij u bë për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i policisë:
Himarë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.