• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hipi mbi makinë për të bërë video për TikTok, e pëson i riu nga Tepelena (VIDEO)

19/07/2021
Hipi mbi makinë për të bërë video për TikTok, e pëson i riu nga Tepelena (VIDEO)

Përdorimi pa kriter i rrjeteve sociale po kthehet në një rrezik për të rinjtë e sidomos për ata që kanë edhe një makinë në përdorim. Ky i ri në Shqipëri ka kaluar çdo limit. Në një video të publikuar nga faqja ‘Aksidente rrugore’, ai shihet teksa del nga makina tip Golf 5 me targa AA 842 JJ dhe hipën mbi makinë. Pas publikimit të videos, ka reaguar policia, e cila ka shoqëruar dhe gjobitur të riun. Atij i është bllokuar mjeti.

NJOFTIMI ZYRTAR

Publikoi video duke kryer veprime të rrezikshme për sigurinë e jetës në rrugë, gjatë drejtimit të mjetit, shoqërohet në Polici, 34-vjeçari nga Tepelena. Ndëshkohet me 60.000 lekë të rinj gjobë dhe me bllokim mjeti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, duke marrë shkas nga publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej një drejtues automjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. K., banues në Tepelenë. Ky shtetas, më datë 17.07.2021, rreth orës 13:00, në rrugën e brendshme të fshatit Dragot, Tepelenë, ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”.

Për këtë shtetas është vendosur masa administrative 60.000 lekë të rinj, me sanksion plotësues ndalim administrativ i mjetit dhe tërheqje e lejes së qarkullimit për manovra të rrezikshme në rrugë, mosndryshim të pronësisë së mjetit brenda afatit dhe mosshlyerje të masave administrative brenda afatit ligjor.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, për përgjegjshmëri e përgjegjësi për sigurinë e jetës gjatë drejtimit të automjetit, pasi cilido që do shkelë rregullat e qarkullimit apo do kryejë manovra të rrezikshme në rrugë, që cenojnë rëndë sigurinë rrugore do përballet me Policinë Rrugore, në zbatim të plotë të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore falënderon qytetarët dhe median, për denoncimet e adresuara për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton cilindo që do rregullin e ligjin të denoncojë pa hezitim çdo paligjshmëri, duke i garantuar anonim të plotë, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Related Posts

E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

55 persona në Sarandë përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli

01/01/2026
“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)
Kryesore

“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)

01/01/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026
Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën
Kryesore

Ndërroi jetë te aksidenti në Tepelenë, Martin Dulaj po udhëtonte me të fejuarën

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)

55 persona në Sarandë përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al