“Sëpatë dhe zjarr për qentë shqiptarë”. Këto thirrje raciste dhe antishqiptare që u hodhën gjatë ceremonisë mortore të ekstremistit Kostandin Kacifas në fshatin Bularat, deputeti Vangjel Tavo s’i ka dënuar ende. Kanë kaluar disa ditë nga ajo shfaqje e shëmtuar dhe Tavo nuk guxon të thotë dy fjalë, së paku të distancohet nga ato thirrje të cilat ai i dëgjoi mirë. Ndërkohë sot, deputeti i LSI-së i uron shqiptarëve Ditën e Flamurit. Kjo është hipokrizi e madhe zoti Tavo. Urimi juaj për 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është i shtirur, për aq kohë sa ju nuk distancoheni nga thirrjet antishqiptare në Bularat. Gjeni guximin dhe i dënoni ato thirrje. Ky kjo hipokrizi që po demonstroni nuk ju nderon as juve, as minoritetin grek në Shqipëri dhe as elektoratin tuaj për gjithë këto vite. Shqiptarët nuk janë qenë dhe as meritojnë zjarr apo sëpatë, sikundër janë shprehur idiotët që e kthyen një ceremoni mortore në manifestim antishqiptar. Ju duhet të distancoheni nga ato thirrje!
©ArgjiroLajm.net