• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hipokrizia e Vangjel Tavos/ Njeriu që trafikoi mandatin e PS-së në vitin 2010, i kujton Ediola Brahës se mandati nuk është i saj, por i LSI-së (VIDEO)

07/03/2019
Lista e Gjirokastrës/ Një arsye përse Vangjel Tavo duhet të mos flasë për vendimin e Ediola Brahës

Pasi nxori alibinë se gjoja kishte ngatërruar emrin e babait në formularin e deklarimit të heqjes dorë nga mandati i deputetit, Vangjel Tavo komenton së fundi edhe vendimin e Ediola Brahës për të thyer qëndrimin e LSI-së. Tavo shprehet shumë i zhgënjyer nga vendimi i Brahës sepse sipas tij mandati i deputetit nuk është personal, por është i partisë e cila e ka futur në listë.

“Mua më vunë në listë të parin, Ediola e dyta e kështu me radhë. Këtu bëhet  fjalë për një mandat të një force politike e cila ka marrë një vendim. Ne jemi të detyruar të zbatojmë këtë vendim të forcës tonë politike. Ky mandat është i LSI-së, as i imi personal dhe as i Ediolës”, thotë Tavo.

Mos bëni si bëj unë, por bëni si them unë. Ky është morali i Vangjel Tavos. Në zgjedhjet e vitit 2009 ai mori mandatin e deputetit përmes listës së PS-së në Gjirokastër, po përmes sistemit proporcional rajonal. Një vit më vonë, u largua drejt LSI-së dhe qeverisë së Sali Berishës, duke marrë me vete mandatin që i dhanë socialistët. Pra, Vangjel Tavo i kërkon Ediola Brahës sot, të bëjë atë gjë që ai nuk e bëri vetë 9 vjet më parë. Pse nuk e la Tavo mandatin përpara se të shkonte tek LSI-ja?

Edhe ai ishte një mandat i PS-së që e kishte futur në listë. Sikundër ne e kemi theksuar edhe në një shkrim të mëhershëm, Vangjel Tavo është i fundit që mund të gjykojë Ediola Brahën. Njësoj siç ai bëri pazar në vitin 2010 me mandatin që mori prej socialistëve në Gjirokastër, edhe Ediola Braha sot është në të drejtën e vet të bëjë pazar, qoftë me Edi Ramën apo këdo tjetër që mund t’i dalë përpara.

Pastaj kostot apo përfitimet i llogarit vetë Ediola. Ne nuk po legjitimojmë pazarin në politikë, as trafikimin e mandatave, por për aq kohë sa shohim se këtu bëjnë të gjithë pazar dhe se politika është bordello e madhe, s’ka moral Vangjel Tavo t’i hakërrehet Ediola Brahës. Së paku Vangjel Tavo duhet të mos flasë për këtë rast sepse e ka trafikuar vetë një mandat dhe është përfshirë vetë në pazar politik në vitin 2010. Shihni më poshtë videon ku ai komenton gjatë një takimi në Këlcyrë vendimin e Ediola Brahës. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

Lorna xheloze për marrëdhënien e Mirit me Selin?

30/12/2025
Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

Jessie J: Ndihem sikur jam në një pikë shumë të ulët, gjithë trishtimi ka dalë në sipërfaqe

30/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al