Parashqevi Simaku është një emër ikonë për muzikën shqiptare. Përpara viteve 90-të këngët e saj kanë qenë hit duke u shpallur fituese edhe në dy festivale të fundvitit në RTSH.
Në 1991 ajo zgjodhi të largohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me familjen e saj. Prej asaj kohe dihej gjithnjë e më pak për fatin e këngëtares.
Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes, vajza nga Kavaja që theu “tabutë” dhe martesa e saj në Amerikë – Art&Argëtim
Vite më vonë u tha se ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Emri i saj pushtoi të gjitha portalet këtë të premte pasi ajo u shfaq papritur në kronikën e televizionit amerikan “ABC 7” teksa 58-vjeçarja pranon dhurata nga fëmijët si person i pastrehë. (VIDEO POSHTE)
Në fillim pati shumë dyshime nëse ishte ajo, por konfirmimi erdhi nga një familjarë e saj.
“Unë jam familjare e Parashqevisë. Ne kemi vite që i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit është që ka pësuar një hemoragji cerebrale dhe si pasojë nuk është shumë e kthjellët.
Me bashkëshortin është ndarë prej shumë kohësh, por duke qenë se ai fitoi kujdestarinë mbi djalin e tyre është detyruar të vazhdojë jetesën në Amerikë për t’i qëndruar pranë djalit. Tezja e mamasë sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot në sy për vajzën.
Siç ju thashë kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojmë për këtë nismë dhe ndoshta është akoma e mundur ta gjejmë dhe ndihmojmë” – thuhet në mesazhin e familjares së saj.
Parashqevi Simaku u lind në Kavajë më 1 shtator 1966 dhe më pas u shpërngul në Durrës. Ajo që e vogël filloi të këndojë.
Mori pjesë në shumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985-ën në festivalin e 24-t të Këngës në RTSH zuri vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”,
Edhe në 1988-ën fitoi çmimin e parë të Festivalit të 27-të të Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako.
Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh. Hera e fundit që u shfaq në Shqipëri ka qenë viti 1996 në Festivalin e 35-të i Këngës në RTSH si e ftuar.