• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e çuditshme/ 47-vjeçarja kërkon ndihmë nga Policia: Më shpëtoni nga ish-e dashura e burrit!

10/11/2020
Historia e çuditshme/ 47-vjeçarja kërkon ndihmë nga Policia: Më shpëtoni nga ish-e dashura e burrit!

Një 47-vjeçare, e cila përfundoi në dyert e gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshorti, këmbëngul në polici se po kërcënohet nga ish e dashura e tij, një vajzë e re që e ka kontaktuar që në fazat e para të divorcit duke e pyetur: Vërtet po i jepni fund jetesës së bashku?

Por kur gruaja ka pohuar fazën ku gjendej çifti në atë moment, disa muaj më vonë, të dy burrë dhe grua të ftuar nga gjyqtarja e çështjeve civile për t’u pajtuar dhe për t’i dhënë edhe një mundësi marrëdhënies pranuan të ribashkohen.

E gjitha kjo ka sjellë një furtunë tek ish e dashura e Z. H. që këmbëngul se u mashtrua prej tij duke qenë se ai i kishte premtuar bashkëjetesë. Një sërë mesazhesh, në Facebook, Internet, Whats App jo vetëm çiftit të ribashkuar, por edhe të afërmve të tyre janë kthyer në prova që kanë angazhuar policinë qendrore të nisë këqyrjen e bisedave, në të cilat janë angazhuar edhe prindërit e 33-vjeçares së braktisur. Këta të fundit i kanë hyrë po ashtu betejës për ta mbrojtur vajzën menjëherë sapo janë kontaktuar nga 47-vjeçarja.

“Nuk dua ta di nëse ekzistoni apo jo, por do të ishte e mira mos të ma preknit plagën. Uroj që trimi jot mos ta provojë durimin tim. Ai palaço më mori në qafë vajzën, një ditë do ja kthej rastin”, i përgjigjet babai i vajzës gruas së martuar.

Sipas dosjes që gazeta Si disponon, çifti nisi procedurat e ndarjes në vitin 2018, dhe në janar 2019 gruaja ka kryer një bisedë të gjatë me të renë, e cila i ka kërkuar informacion për bashkëshortin. Por teksa E. H ka qenë e disponueshme për të panjohurën duke i treguar se ishin ndarë, por divorci nuk ishte ligjëruar ende, në adresat e saj në jetën virtuale kanë vijuar sulmet. Shkak kuptohet të jetë bërë rikthimi i burrit tek ish gruaja dhe për rrjedhim anulimi i ndarjes.

“Në korrik 2020, në adresat e mia dhe të tim shoqi, të familjarëve tanë dërgoheshin ftesa për miqësi nga një profil fals. E njëjta gjë kishte ndodhur në adresën e kunatës, kunatit dhe rrethit të ngushtë familjar”, shprehet 47-vjeçarja që së paku në këtë rast e ka pasur në krah të shoqin.

“Nga i njëjti profil vazhdoi të ngacmojë burrin dhe vazhdonte e provokonte. Mesazhet e saj ofenduese ndaj bashkëshortit dhe ndaj meje janë të padurueshme, ajo vazhdon pothuajse me të njëjtin periodicitet, atij i shkruan njëherë në javë, kurse mua njëherë në muaj”, kallëzon më tej 47-vjeçarja.

“Madje nuk është kursyer t’i bjerë edhe skype tim në orën dy të natës me emrin dhe mbiemrin e saj”. Sidoqoftë nga këqyrja e telefonit të gruas rezulton që edhe ajo ka hapur profile false dhe i ka shkruar 33-vjeçares, – deklaron policia për gazetën Si, biseda që janë shkëputur për interes të hetimit të mëtejshëm që do të zbardhë se konkretisht cila nga palët po e vështirëson jetën e tjetrit.

Por çfarë e trembi gruan?

Hapa të tjerë dhe një mesazh në telefonin e të shoqit ku ajo e paralajmëron se do të bëjë namin e ka ulur me këmbë në tokë bashkëshorten. Veprimi i radhës i ish të dashurës ka qenë hapja e një profili me fotografinë e burrit të saj dhe me emrin dhe mbiemrin e tij.

“Ky profil i shkroi tim shoqi- “hë m.t i martuar”. Por policia shton për gazetën Si se kjo foto e përdorur në hapjen e adresës së Facebook nuk është marrë nga fondi i llogarisë së burrit, por është një foto që ish e dashura e disponon gjatë lidhjes me 49-vjeçarin, një histori që dyshohet të ketë vazhduar edhe pas vendimit të çiftit për të mos u divorcuar.

“Megjithatë 33-vjeçarja duhet të ketë vazhduar lidhjen derisa e ka zbuluar që po gënjehej nga burri i martuar dhe kjo ka sjellë zemërimin e saj”, thotë agjenti i krimeve kibernetike, sipas të cilit është disponuar me sekuestrimin e bisedave të të treve dhe midis tyre personi që është më shumë në vështirësi nuk janë dy gratë, por burri.

“Burri im është i pafajshëm, vajza juaj ishte adulte. Të dy i hynë një aventure. Ju lutem më mirëkuptoni”, i përgjigjet gruaja prindërve që në një varg mesazhesh shtojnë detaje që gruaja nuk i dinte dhe nuk kishte informacion.

“Por unë kam pretendime ndaj ish të dashurës, thekson 47-vjeçarja dhe sipas saj edhe në rast se e ka gënjyer e ka bërë për një qëllim madhor, për të shpëtuar martesën. Policia thotë për gazetën Si se do thërrasë veç e veç vajzën, prindërit saj dhe burrin e denoncueses për të plotësuar fashikullin e hetimit dhe për ta referuar më tej në prokurori për dyshimet e përndjekjes./ Gazeta SI

Related Posts

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama
Pikante

Meloni nxjerr në ankand shallin që i dhuroi Edi Rama

11/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit
Pikante

Psikologia shqiptare: Tradhtia falet njëherë. Ka punë me Zotin, jo me njerëzit

26/11/2025
Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide
Pikante

Dhëndri i dha valium dhe e grabiti, flet e moshuara: Nuk kemi pasur probleme, nuk e di nga i erdhi kjo ide

24/11/2025
Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)
Pikante

Çudira shqiptare, 69-vjeçari vishet si grua për të dalë nga arresti shtëpiak (Video)

19/11/2025
Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë
Pikante

Çmenduri/ 13-vjeçarja bëhet nënë, flet babai 17-vjeçar: E kemi traditë të martohemi shpejtë

17/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al