• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e çuditshme, vajzën nga Gjirokastra e rrëmben burri i hallës

06/07/2018
Historia e çuditshme, vajzën nga Gjirokastra e rrëmben burri i hallës

Historia e familjes Dalipi në Gjirokastër, mund të quhet pa frikë një histori e denjë telenovelash. Vajza e tyre e mitur, vetëm 17 vjeç është rrëmbyer dy herë brenda tetë muajve, ndërsa policia ende nuk e ka sjellë në banesën e prindërve. Absurdi i të gjithë kësaj historie qëndron në faktin se rrëmbyesi i saj është i afërm i tyre. Shpëtim Muharremi u ndalua dje nga uniformat blu. Ai është burri i hallës së vajzës së mitur me inicialet A.D., por autori ka dy gra.

“Ka 8 muaj, erdhi në shtëpi ai burri i motrës, me gruan tjetër në shtëpinë time. Një ditë më pas e morën çupën e futën në makinë e çuan në Levan. E mora para dy muajsh e solla në shtëpi vajzën me polici. Para dy muajsh ma mori prapë vajzën në Sarandë, e mori te rruga. Shkova e denoncova në policinë e Sarandës. Tani u kap Shpëtimi është këtu në Gjirokastër. Vajza në Levan nuk erdhi”, tregoi babai i adoleshentes Skënder Dalipi

Ndërkaq nëna e vajzës thotë se e morën me forcë dhe se do që vajza të vijë në shtëpi.“E mori me pahir ai, tani e mori prapë, çfarë të bëjmë ne policia nuk merr masë. Do ta sjellin tani thanë, ata nuk e sjellin na gënjejnë kot policia”, tha ajo. Muharremi ka deklaruar se vajzën e ka marrë si nuse për të birin. Por prindërit e 17-vjeçares ngrenë dyshime të forta mbi arsyet e vërteta të rrëmbimit të saj.

“Burri i motrës ka dy gra, kam frikë mos e ka marrë për rrugë vajzën? Unë kam 6 fëmijë, nuk mendon policia fare. Unë pres të vije çupa, prit-prit. Ai Muharremi ma mori vajzën për ta martuar me djalin e tij që është budalla, është i metë nga mendja, merr lekë nga bashkia”, tha babai i 17-vjeçares.

E ndërsa 40-vjeçari pret të gjykohet, nga gjykata e Gjirokastrës nuk ka asnjë sinjal për kthimin e vajzës pasi siç thonë prindërit, familja e kunatit nuk pranon ta kthejë“I marr në telefon me shajnë”, thotë ai.

Pavarësisht “odisesë” së kësaj ngjarjeje, e gjithë historia është mbajtur e fshehtë nga policia e cila ka bërë të ditur vetëm ditën e djeshme ndalimin e rrëmbyesit duke mos shtuar asnjë detaj tjetër për këtë ngjarje. Prindërit e 17-vjeçares akuzojnë policinë për neglizhencë të veprimeve. Ndonëse ata kanë bërë denoncim në polici në dhjetor të vitit të kaluar, për rrëmbimin e vajzës së tyre, uniformave blu u është dashur 7 muaj kohë që të ndalojnë rrëmbyesin, ndërsa prindërit presin ende kthimin e së bijës në shtëpi. /BW

Related Posts

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani, flet tekniku: Ia dolëm, bravo skuadrës

Partizani, Kërnaja pas humbjes: Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes, gjërat do rregullohen

23/12/2025
“Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit

“Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al