• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Historia e tmerrshme e përkthyeses greke!/ Si manipulohen nëpër gjyqe të burgosurit shqiptarë

20/09/2023
Historia e tmerrshme e përkthyeses greke!/ Si manipulohen nëpër gjyqe të burgosurit shqiptarë

Gazetarja Rudina Xhunga shkoi në Gjykatën e Selanikut dhe takoi kryeprokurorin e Prokurorisë greke në Selanik, z. Ionidhis. Kryeprokurori deklaron se në Gjykatat greke, shqiptarët gjykohen konform ligjeve dhe ka një infrastrukturë ligjore për të garantuar mbrojtjen e të pandehurit.

Por drejtuesja e emisionit Shqip ka siguruar dëshmi të shumta që tregojnë se përkthyesja zyrtare, Znj. Niki Vavakula që përkthen në gjykatën greke të Selanikut të burgosurit shqiptarë nuk di gjuhën shqipe. Reportazhi në Selanik fillon me përkthyesit shqiptarë, përkthyesi shqiptar Kristo Pepa (Mariglen Pepa), është përkthyes në gjykatën e Selanikut. Ai përkthen me kohë të pjesshme në gjyqet e të burgosurve shqiptarë në këtë gjykatë. Kristi Pepa dëshmon se Niki Vavakula nuk e njeh gjuhën shqipe, ndërkohë që ka mbajtur postin e përkthyeses në shqip në gjykatën e Selanikut për 10 vjet.

Kristi Pepa i pranishëm gjatë përkthimit të Niki Vavakula nëpër gjyqe e quan përkthimin e saj qesharak. Jep raste konkrete të proceseve gjyqësore ku ka qenë përkthyese Niki Vavakula. Në vazhdim një tjetër shqiptare Olga Vasiliu dëshmon gjithashtu se Niki Vavakula nuk di shqip.

Kundër Niki Vavakules ka patur padi dhe Olga Vasiliu ka dëshmuar zyrtarisht se Niki Vavakula nuk e njeh gjuhën shqipe. Në Gjykatën e Selanikut është ngritur një padi e ngritur kundër përkthyeses Niki Vavakula, me akuzën se ajo ka përkthyer gabim dëshminë e dëshmitarit Ledi Çano në gjyqin kundër Arben Dautit. Dëshmia është përkthyer gabim e gjitha. Gjykata e Selanikut rrëzon padinë kundër përkthyeses Niki Vavakula dhe vlerëson se ajo di shumë pak shqip, por duke pasur njohuri për gjuhë të tjera të huaja si bullgarisht, serbisht dhe turqisht është e aftë të kryejë detyrën e përkthyeses nga gjuha shqipe në greqisht dhe anasjelltas.

Gazetarja Rudina Xhunga takoi përkthyesen Niki Vavakula dhe arrin t’i marrë asaj një intervistë duke ia dalë të sigurojë provën: përkthyesja e gjuhës shqipe pranë Gjykatës greke të Selanikut, Niki Vavakula pranon që nuk di shqip. Gjuhët që Niki Vavakula njeh janë bullgarisht, serbisht, turqisht. Niki Vavakula, fjalët shqip që ka mësuar gjatë punës si përkthyese në Gjykatën e Selanikut janë vetëm: vodha, dhe jo vodha, thotë ajo që ndërkohë prej 10 vitesh ka përkthyer shqiptarët në gjykatën, në dënime jete.

Rudina Xhunga cilëson drejtësi fallto drejtësinë greke dhe dëshmi fallto përkthimin e Niki Vavakules.

“Kemi një drejtësi shurdhmemece greke”, shprehet Xhunga duke kërkuar drejtësi për shqiptarët që patën fatkeqësinë të përktheheshin nga përkthyesja që dinte veç dy fjalë shqip, vodha, jo vodha.

Në studio Avokati i Popullit Ermir Dobjani komentoi mënyrën se si janë dënuar shqiptarët nga drejtësia greke, Të burgosurit shqiptarë dënohen duke iu shkelur të drejtat. Avokatët grekë nuk i mbrojnë të burgosurit shqiptarë. Ata dënohen pa përkthyes. Ermir Dobjani kritikon drejtësinë greke. Drejtësia shqiptare nuk e ka bërë asnjëherë me të burgosurit e huaj.

Avokati i Popullit flet për rëndësinë e përkthimit gjatë procesit gjyqësor. Përkthimi është element kryesor për dënimin. Mungesa e përkthyeseve nënkupton shkeljen më të rëndë ndaj të drejtave të qytetarit në një proces normal.

Ermir Dobjani mendon rishikimin e dënimit për ata të burgosur shqiptarë që për pasojë të përkthimit kanë marrë një dënim të pamerituar. Rishikim për dënimin e atyre personave ku përkthyesja Niki Vavakula ka qenë përkthyese e çështjes së tyre. Avokati i Popullit, tregon mënyrën se si mund të rishikohen vendimet e dhëna nga gjykatat greke. Dhe kërkon që këto çështje të shkojnë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Kushtetuta e Shqipërisë duhet të mbrojë qytetarët e saj. Shqiptarët e dënuar padrejtësisht duhet t’u rishikohet vendimi. Avokati i Popullit deklaron se Avokati i Popullit ka botuar një libër me aktet ligjore në ndihmë të të burgosurve shqiptarë jashtë Shqipërisë. Kemi shpërndarë librin me aktet ligjore në burgjet greke. Gjithashtu është dërguar një dërguar një formular në këto burgje. Ky libër ndihmon të burgosur të reagojnë. Avokati i Popullit gjithashtu komenton mundësinë e unifikimit të vendimeve të gjykatave shqiptare dhe gjykatave greke./dritare.net

Related Posts

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t
Lajme

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

23/12/2025
FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare
Lajme

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Bëri ndërtim pa leje në Këlcyrë, nën hetim një person

23/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Gjirokastër, ndalohet gruaja nga Mashkullora, policia gjen mallra kontrabandë në lokalin e saj

23/12/2025
“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda
Kryesore

“Hap derën! Dele jemi ne?!”, tension në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët e autobusit tentojnë të futen brenda

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

23/12/2025
Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

Superkupa e Shqipërisë/ Të dielën, Egnatia & Dinamo City luftojnë për trofeun e parë të sezonit 2025/2026

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al