Një 35-vjeçare ruse, e njohur si influencuese në rrjetet sociale, ka zbuluar se së fundmi ka mbetur shtatzënë me ish-thjeshtrin e saj. Marina Balmasheva është fejuar me të dashurin e saj 20-vjeçar Vladimir, pasi ishte ndarë nga babai i këtij të fundit me të cilin qëndroi e martuar për 10 vjet. E lumtur nga fakti që do të bëhet nënë, Marina ka vendosur ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentin kur i tregon të fejuarit se është 4-javëshe shtatzënë.
Disa ndjekës uruan çiftin, shumë të tjerë shfaqën habi ma faktin se i ati i fëmijës, është djali i ish-bashkëshortit të saj. Komentuesit e rrjeteve sociale mbetën në fakt të indinjuar dhe thanë se është imorale të krijosh lidhje me djalin e ish-burrit. E megjithatë, 35-vjeçarja thotë se është e dashuruar me Vladimirin.