Kanë nisur homazhet në nder të kolosit të letërsisë shqiptare Ismail, Kadare i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut. Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit, ka mbërritur dhe arkëmorti me trupin e pajetë të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.
Arkëmorti shoqërohej nga truproja e Gardës së Republikës së bashku me vajzat e Kadaresë. Ndërsa bashkëshortja e të ndjerit, është shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Personalitete të shquara të vendit kanë kryer homazhet e tyre në nder të shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare.
Mbi arkëmortin me trupin e pajetë të Ismail Kadaresë, është vendosur një instalacion i madh që shënon figurën e shenjtores shqiptare Nënë Tereza. Po ashtu, në hyrje të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është vendoset edhe me libra të të ndjerit Kadare të përkthyer në 45 gjuhë të botës.
Në orën 11:30 do të mbahet edhe ceremoniali shtetëror, ndërsa në orën 12:30 do të bëhet edhe nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës, aty ku do të prehet kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.









