Në emisionin ‘Zonë e Lirë’ në Tv Klan po diskutohet fushata që ka ka nisur komuniteti LGBT në disa shkolla të Tiranës, ku diskuton me nxënësit për të drejtat e njerëzve me orientim të ndryshëm seksual. Në emision merr pjesë edhe Elton Ilirjani, i riu nga Tepelena i cili e ka deklaruar homoseksualitetin e tij publikisht shumë kohë më parë. Por ndryshe nga aktivistët e tjerë të LGBT, ai e cilëson të gabuar fushatën nëpër gjimnaze.
“Ne nuk duhet të jemi agresivë, duhet të bëjmë jetën tonë, duhet t’i bindim që edhe ne jemi njerëz normal. Nuk më pëlqen as shumë reklamë që po i bëhet komunitetit tonë. Madje mua s’më pëlqejnë as filmat me gej”, ka thënë Ilirjani.
Më tej ai ka shtuar se e ka deklaruar homoseksualitetin e tij që në vitet ’90 kur jetonte në Tepelenë, ndonëse atëherë nuk merrej vesh në opinionin publik pasi s’kishte shumë media.
©ArgjiroLajm.net