• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Humbet betejën me kancerin, vdes senatori amerikan, John McCain

26/08/2018
Humbet betejën me kancerin, vdes senatori amerikan, John McCain

Senatori amerikan, John McCain, gjashtë herë senator republikan nga Arizona dhe hero i luftës që ka duruar gati gjashtë vjet torturë dhe robëri në burgun famëkeq Hanoi Hilton, ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

I njohur për qëndrimin luftarak gjatë gjithë dekadave në Senat dhe për dy përpjekje të dështuara për t’u zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, McCain ka vuajtur nga kanceri në tru. Ai ka qenë i rrethuar nga familja dhe miqtë në Arizona në ditët e fundit, ndërsa ka ndërruar jetë pas publikimit të librit të tij të fundit “Vala e shqetësimit: Kohët e mira, kauzat e drejta, luftërat e mëdha dhe vlerësimet e tjera”.

Në librin e tij, McCain ka pranuar se nuk ka ide se sa kohë i ka mbetur për të jetuar, porse kjo nuk e ka ndaluar të godasë presidentin aktual, Donald Trump, të shprehë keqardhje për zgjedhjen e ish-guvernatores së Alasakës, Sarah Palin, si kandidate për zëvendëse të tij në fushatën e vitit 2008, si dhe të shprehë shqetësime për reputacionin ndërkombëtar të vendit të tij. 

Për kohë të gjatë kryetar i Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, McCain është konsideruar ekspert në çështje të mbrojtjes dhe të politikës së jashtme, shkruan REL.

McCain ka lindur në Stacionin Detar Solo Coco të Panamasë më 29 gusht, 1936, në një familje me histori të thellë ushtarake. Duke ndjekur gjurmët e babait dhe të gjyshit të tij, të dy admiralë me katër yje, ai ka diplomuar në Akademinë Detare në Anapolis, në vitin 1958. Më pak se një dekadë më vonë, ai është dërguar në Vietnam, ku aeroplani i tij është goditur në Hanoi.

Pavarësisht dy duarve të thyera, gjurit të thyer dhe torturës së vazhdueshme, McCain i ka refuzuar ofertat për lirim të parakohshëm nga robëria, duke thënë se ai do të largohet vetëm kur i burgosuri i fundit amerikan të dalë nga dera.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

Trump e thotë në Bordin e Paqes: FIFA do ndihmojë me miliona dollarë për një projekt në Gaza

19/02/2026
Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar

Apeli lë jashtë Pacollin nga administrimi i Aeroportit të Vlorës deri në vendimin përfundimtar

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al