Një këngë polifonike është bërë virale në rrjetin Tik-Tok. Grupi i Sevasterit në Vlorë ironizon politikën dhe deputetët që rikthehen nëpër zonat e tyre elektorale vetëm sa herë ka zgjedhje.
“Erdhi prapë deputeti
kujton qytetin dhe fshatin
humbi katër vjet i shkreti
erdhi se mbaron mandatin..”, me këto vargje nis kënga. Dëgjojeni të plotë më poshtë.