Kryeministri Edi Rama është përlotur gjatë intervistës me gazetarin Sokol Balla, ku ka folur për të prekurit nga tërmeti.
Balla e pyeti për statusin e ndjerë të djalit të kryeministrit, Greg Rama, i cili thoshte se mes viktimave ishte dhe shoqja e tij.
Ndërkohë kryeministri është përgjigjur se sot i ka të gjithë si Gregun, teksa u përlot dhe u largua pa e mbyllur fjalinë.
‘Nuk dua të flas për aspektet personale të djalit. Unë sot jam në një pozitë që ndoshta është e pamundur ta shpjegoj. Njësia ime është shumë e fortë dhe sot unë i kam të gjithë këta njerëz si Gregun’, tha Rama, duke u larguar i prekur.
Kujtojmë që Greg Rama pak orë më parë shprehu ngushëllimet e tij ndaj 25-vjeçares, Kristi Reçi studente e Mjekësisë, e cila u nxorr dje e pajetë nga rrënojat, së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.