Mirlind Daku ishte një nga mungesat e mëdha të Sylvinho-s për ndeshjet e fazës “play-off” të Botërorit. “Bomberi” kuqezi kaloi një periudhë shumë të vështirë ku prej muajsh qëndroi jashtë fushës së blertë.
Më në fund, makthi për sulmuesin shqiptar mori fund pasi zbriti në fushë të hënën në takimin kundër Sochi-t. Daku u aktivizua në minutën e 68-të, por pa mundur të lënë gjurmë, kjo edhe për faktin se Rubin Kazan më shumë u përpoq të ruante rezultatin 0-1 se sa të sulmonte.
Në fund, Daku u ndëshkua edhe me karton të verdhë për vonesë loje, ndërsa ekipi i tij doli me 3 pikë nga kjo transfertë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









