Tekniku i Tiranës, Nuhiu komentoi humbjen 2-0 ndaj Partizanit në derbi.
“Jemi të rënduar në aspektin psikologjik. Pjesë e parë besova shumë se skuadra do kërkonte më shumë, por na mungoi kreativiteti për të gjetur golin. Në pjesë e dytë nuk na dha shumë hapësira kundërshtari.
Pozitive ishte pjesa e tifozëve dhe i kërkojë ndjesë. Marrim gola të lehtë, përpiqem t’i sjell sa më shumë informacione skuadrës për kundërshtarin. Pranojmë gola aksidental. Në pjesë e pare, pati shpresa për të shënuar, ama nuk ndodhi. Po mundohemi që të punojmë.
Mbingarkesa e ndeshjeve dhe dëmtimet na e kanë vështirësuar. Po lodhet edhe skuadra. Provuam me të gjitha frocat, por prap nuk na shërbeu. Na mbetet të shohim përpara në 3 ndeshjet e radhës dhe mos të largohemi nga rivalët. Na mungoi kreativiteti në goditjen finale.
Në anën e majtë më kociz, ama në të djathtë jo mirë. Pres shkëndija më konkrete nga sulmi. I besojë më shumë Haxhiut në krahë. Ne duhte ta pengomin kundërshtarin dhe të fitonim topin e parë. Besojë se duhet të mobilizohemi në 3 ndeshjet e ardhshme dhe më pas vjin pushimet.
Ne do bëjmë një analizë më të thellë. Do mundohemi të ruajmë grupin, apo të shtojmë disa komponentë. Besojë fuqishëm te puna apo taktika jonë. Merkato? Kemi nevojë në sulm apo mesfushë për përforcime. Nëse e forcojmë grupin, kam besim se do dalim nga kjo situatë”.









