• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hysaj: Bëmë ndeshje të mirë, do largohem nga Lazio se nuk do shoh të tjerët si luajnë

11/09/2024
Hysaj: Bëmë ndeshje të mirë, do largohem nga Lazio se nuk do shoh të tjerët si luajnë

Elseid Hysaj, foli pas ndeshjes ku Shqipëria u mposht minimalisht nga Gjeorgjia.

Hysaj deklaroi se ndjen keqardhje, sepse sipas tij, skuadra bëri një ndeshje të mirë, ndërsa shtoi se përballë ishte një kundërshtar i fortë.

Mbrojtësi theksoi se skuadra ishte pak më e lodhur, në krahasim me ndeshjen ndaj Ukrainës. I pyetur për të ardhmen, Hysaj la të nënkuptohet se mund të largohet nga Lazio, pasi u la jashtë listës së kampionatit.

“Bëmë një ndeshje të mirë, nuk është se bëmë ndeshje të keqe. Ndoshta ishim pak më të lodhur se ndeshja e kaluar ndaj Ukrainës. Gjeorgjia është një skuadër në rritje. E kemi parë edhe në Europian. Në fushën tonë, duhet të bënim më mirë. më vjen keq, sepse luajtëm mirë. KE kishim vendosur që do të rrinim dy veta ndaj Kvaraskhelia-s, sepse nuk duhen lënë hapësira, pasi është një kundërshtar i fortë.

Kur një skuadër është e mbyllur, duhet të gjejmë një mënyrë për të depërtuar. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të zgjuar në fushë.

Edhe Ukraina ishte një skuadër që na bënte presion, por kishim mundësi të luanim përpara. Shpenzuam shumë atje. Më vjen keq, sepse duhet të jemi më të zgjuar, për të bërë edhe ndonjë faull taktik ndoshta.

Shpirti nuk ka munguar në këtë ndeshje. Të gjithë dhanë maksimumin. E dinim, se do të ishte një ndeshje që mund të vendosej nga gabimet. Duhet të kemi besim gjithmonë për kualifikimin. E kemi mundësinë dhe të vazhdojmë përpara.

E ardhmja? Me Milanin luajta 5 minuta dhe u nisa në Kombëtare. Nuk kam folur ende me klubin. E kam lexuar që jam lënë jashtë listës. Do shkoj nesër dhe do shikoj çfarë do të ndodhë dhe do të shikoj për një zgjidhje. Ndoshta nuk do të rri aty.”, deklaroi Hysaj.

Related Posts

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës
Sport

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Optimist për kualifikimin në Botëror, pengesa e madhe Polonia”, Salihi tregon “recetën”: Ia dalim nëse luajmë të bashkuar, por kujdes… (VIDEO)

19/12/2025

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme
Sport

Harry Kane “përkëdhel” talentin Karl: Ka qenë fantastik, ka cilësi të jashtëzakonshme

19/12/2025
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Sport

Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City

19/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

VIDEO/ Skandal në Vlorë, tifozët e Flamurtarit hyjnë në fushë dhe dhunojnë lojtarët e Teutës

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al