POLICIA E SHTETIT
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.