Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier – Berat) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë V. D., me detyrë Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi rreth orës 17:30 të datës14.02.2025, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në aksident automobilistik me një automjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.60 mg/l.