Një shqiptar i dënuar për vrasje he krime të tjera, ka kërkuar azil në Britani.
“The Sun” shkruan se shqiptarit, i cili ka kërkuar azil i është dhënë anonimiteti. Shqiptari ka qenë i dënuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe vrasje.
Shqiptari ka shkuar në Britani me varke. Por një gjykatës vendosi se identiteti i tij duhet të mbahej i fshehtë për hir të sigurisë së tij, pasi ai pretendoi se ishte në rrezik nga mafiozët rivalë.
Deputeti konservator David Morris nuk ka qenë aspak dakord që një kriminel të mbahet në Britani duke thënë, “është një vendim i egër që tregon përbuzje për qytetarët britanikë. Pse të mbrohet ‘siguria’ e një krimineli karriere që është dënuar për vrasje, i cili nuk ka të drejtë të jetë këtu?”.
Shqiptari mbetet në paraburgim në një qendër imigracioni. Së shpejti pritet një vendim nëse ai do të dëbohet nga Britania.









