• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I ftohti acar godet Europën

04/01/2024
I ftohti acar godet Europën

Acari i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe borë kanë shkaktuar rrëmujë nëpër vendet nordike të enjten, duke i lënë mijëra njerëz pa rrymë dhe shumë të tjerë të ngujuar në makinat e tyre në autostrada.

Ndërkohë, shiu i madh në Gjermani, Francë dhe Holandë, ka shkaktuar përsëri vërshime në rajon, të cilat kanë vazhduar në dy javët e fundit. Në Francë u raportua për një person të vdekur.

Acari shkaktoi pengesa në transport nëpër vendet e rajonit nordik, ku u raportua për kaos në trafik, si pasojë e mbylljes së pjesëve të autostradave dhe rrugëve kryesore. U raportua po ashtu edhe për telashe në shërbimet hekurudhore.

Rreth 4.000 shtëpi mbetën pa energji elektrike në Suedi, ku temperaturat ranë minus 38 gradë celsius, sipas radios publike të Suedisë. Në pjesët jugore të vendit, shoferët mbetën të ngujuar në automjetet e tyre, ose u evakuuan në një kompleks të afërt sportiv, ku e kaluan natën.

Në Danimarkë, policia u bëri thirrje shoferëve t’i shmangin udhëtimet e panevojshme, pasi era dhe bora kapluan pjesët veriore dhe perëndimore të vendit.

Në Lapland, komunë e Enonetekios në Finlandë, pranë kufirit me Norvegjinë dhe Suedinë, u shënua temperatura më e ulët në këtë vend e këtij dimri të enjten, minus 42.5 gradë celsius.

Në Gjermani, shiu u madh u rikthye në rajonet të cilat u përballën me vërshime të vazhdueshme gjatë dy javëve të fundit. Kancelari Olaf Scholz planifikoi të enjten ta bëjë vizitën e dytë brenda javës në qytetin jugor, Sangerhausen, në jug të vendit.

Pas disa ditëve reshje shiu, disa qytete në veri të Francës u vërshuan nga uji. Qindra njerëz janë evakuuar në ditët e fundit. Kjo zonë ishte goditur nga vërshimet edhe në nëntor dhe dhjetor.

Një burrë 73-vjeçar u gjet i vdekur në veturën e tij gjysmë të fundosur pranë qytetit Nantes, njoftuan autoritetet franceze. Ai ishte raportuar i zhdukur, pasi ishte larguar nga shtëpia për të blerë bukë dhe nuk ishte kthyer./REL

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al