POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull–Libohovë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit Y. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Nivan.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në fshatin Ndëran, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, të cilën ai e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









