POLICIA E SHTETIT
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 27 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









