Policia njofton arrestimin e nje personi te cilit iu gjet me lende ndarkotike e llojit kanabis sativa.
Njoftimi
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D.D., 28 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, pasi:
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij , u gjet 3 kg e 200 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.