Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka hyrë pa autorizim, në llogarinë personale, në rrjetin social Facebook, të shtetasit J. J., 61 vjeç, banues në Këlcyrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









