Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka pritur në një takim në zyrën e saj gazetaren britanike që jeton në Tiranë, Alice Taylor, e cila i dhuroi librin e saj me rrëfenja nga aventurat në Shqipëri. Teksa shikon videon e publikuar nga Kumbaro në rrjet, bie në sy edhe një gur mbi tavolinën e saj në zyrë. “I love Memaliaj” shkruhet mbi gurin-suvenir, që siç mësojmë është një dhuratë për ministren nga nxënësit e një shkolle në Memaliaj.
Një vit më parë në zgjedhjet lokale, PS e humbi Bashkinë Memaliaj me kandidatin e saj Gjokel Guci. Fitues ishte Albert Malaj i mbështetur nga opozita e i propozuar nga LSI. Më saktë ka qenë Vangjel Tavo mbështetësi kryesor i Malajt në Memaliaj edhe kur ai kandidoi për deputet në zgjedhjet e vitit 2021.
Me siguri tani që i “doli turpi” Vangjel Tavos për të kaluar me PS-në, edhe Albert Malaj mund ta ketë më të lehtë kapërcimin. Jo për gjë po të qenit kryetar bashkie si përfaqësues i opozitës me një qeveri të PS-së, nuk është ndonjë komoditet i madh për të punuar, për të pasur akses e për të përfituar më shumë investime e shërbime për komunitetin. Nëse Malaj pastaj do ndjekë axhendën e Metës e Berishës, në këtë këtë rast dëmi më i madh është për Memaliajn sesa për vetë kryetarin e bashkisë. Shihni videon më poshtë. ©Argjiroja.net