POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Sh., 42 vjeç, banues në Gjirokastër dhe për shtetasen shtetasen Z. P., 63 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Shtetasi M. Sh. i ka marrë një shumë parash 63-vjeçares, duke e mashtruar se do ndikonte te një pedagog, që vajza e saj të kalonte një provim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









