Një ngjarje aspak normale është regjistruar së fundmi në Zvicër. Protagonist i kësaj ngjarje ka qenë pikërisht babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajramit, i cili ka “shfryrë” mllefin e tij duke sulmuar trajnerin e klubit të Zyrihut, Ricardo Moniz, pasi ky i fundit i nxori të birin nga loja.
Sipas mediave të huaja mësohet se e gjithë ngjarja u regjistrua pasi Moniz aktivizoi Bajramin në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo ai nuk u lejua ta përfundonte atë pasi trajneri e nxori nga fusha pas 18 minutash. Heqja e tij nga loja la ardhur pasi Bajrami nuk ka bërë atë që trajneri ka dashur dhe mesa duket ka thënë në drejtim të tij fjalën “Fuck off”.
Kjo lëvizje e Moniz solli një revoltë te futbollisti shqiptar, madje dhe te babai i tij. Ky i fundit nga tribuna ka qëlluar me çadër në drejtim të trajnerit Ricardo Muniz.
Ndeshja u ndërpre për pak minuta pasi rezultoi që babai i futbollistit shqiptar kishte dashur të godasë trajnerin në fjalë. Pasi Bajrami u nxor nga sigurimi i stadiumit ndeshja rinisi dhe u mbyll me rezultatin 2-0 në favor të Zyrihut.
Babai i Bajramit u mor nga forcat e sigurisë
Pasi u kuptua që protagonisti i kësaj ngjarje ishte i ati i futbollistit ai menjëherë u mor nga forcat e sigurisë dhe u mbajt për disa orë.