POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit K. Sh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.








