Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë referuar materialet për shtetasin F. Gj., 20 vjeç, banues në Gjirokasër, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit për ndalim të punonjësve të patrullës së Stacionit të Policisë Memaliaj. Materialet në ngarkim të shtetasit F. Gj. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.








