POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasin A. A., 30 vjeç, banues në Patos, pasi ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasja L. Z., se 30-vjeçari më datë 23.02.2024, i ka vjedhur në banesë disa bizhuteri floriri.
Punohet për kapjen e 30-vjeçarit dhe për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









