Kryeministri Edi Rama ka postuar sot takimin e vecantë zhvilluar në Hiroshima, me një shqiptar nga Tepelena.“Me flamur Shqipërie e përmallim për Labërinë në Hiroshima”- shkruan Rama, bashkëngjitur videos. I riu nga Nivica është i martuar me një japoneze. Ai thotë krah Ramës se punon 18 orë në ditë dhe ndihet i vetmuar, ndërsa po mendon kthimin ne vendlindje. Sipas tij njerëzit në Shqipëri jetojnë më të lumtur.