• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kanabisi i Tepelenës drejt Turqisë për t’u këmbyer me heroinë. Zbardhen përgjimet e grupit kriminal

24/11/2018
2.8 miliardë lekë investim, ja si e transformon Tepelenën projekti i Bypassit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg pa afat për 8 persona të arrestuar për akuzën e trafikut të drogës pas kapjes së një furgoni që transportonte 578 kilogram kanabis në Qafë Thanë.

Të arrestuarit akuzohen trafik të nartkotikëve dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ora News ka arritur të sigurojë kërkesën e prokurorisë dorëzuar Gjykatës së Krimeve të Rënda sipas të cilët dyshohet se grupi ishte përfshirë në një trafik ndërkombëtar me aktivitet në Maqedoni, Greqi dhe Turqi

“Ky grup dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe kanabis sativa me aktivitet në vendin tonë, Maqedoni, Greqi dhe Turqi, dhe ka në përbërje të tillë shtetasit: Aranit Bida, Suferim Dokollari, i arrestuar në flagrancë si i dyshuar për mbajtje të lëndëve narkotike dhe municioneve, Arben Cristea (Tushe) Shkëlqim Hoxha, Edi Çela, Ervis Dedej, Eduart Haxhi, Ilirjan Prifti dhe Arjan Merkja” thuhet në kërkesën e prokurorisë.

Kanabisi i blere ne Tepelene do kembehej me heroine ne Turqi

Ngarkesa me kanabis e sekuestruar me 22 nentor ishte destinuar për tu çuar në Turqi me qëllim këmbimin me heroinë. Për këtë më 30 gusht nga Kosova kishte hyrë në Shqipëri një shtetas turk.

“Dyshohet se Bida siguronte lëndë narkotike të llojit kanabis sativa përmes bashkëpunëtorëve të tij në Tepelenë, dhe takimet që kryen me personat e paidentifikuar i kryen në Tepelenë në lokale që administrohen prej tyre. Pas sigurimit të drogës, në Tepelenë dyshohet se Bida organizon transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan me destinacion Pogradecin. Më pas lënda merret në dorëzim nga një person i quajtur Gjon.

Pas kësaj, Gjoni bën të mundur dërgimine ngarkesave nga Shqipëria në Greqi e Maqedoni. Gjithashtu dyshohet se transportin e lëndës narkotike në drejtim të Maqedonisë e kryen Suferim Dokollari. Transport të cilin e kryen me mjete lundruese përmes liqenit të Ohrit.

Dyshohet se Arianti Bida dhe bashkëpunëtorët e tij po grumbullojnë një sasi të konsiderueshme kanabis sativa të cilën duan ta dërgojnë në Turqi me qëllim ta këmbenin me heroinë. Heroina do të trafikohej nga Turqia për në Shqipëri.

Për këtë arsye ai së bashku me Eduart Haxhin kanë shkuar në Tepelenë për të parë një sasi kanabisi për ta transportuar më pas drejt Elbasanit. Për këtë qëllim dyshohet që më 30 gusht 2018 ka ardhur në Shqipëri një shtetas turk përmes Kosovës. Dyshohet se marrëveshjen për shkëmbimin e lënëds narkotike me turqit e ndërmjetëson Edi Çela, i njohur si Mondi, i cili mban kontakte të vazhdueshme me shtetasin turk që e thërrasin Abi.”

Në kuadër të hetimeve grupi është mbajtur në përgjim si dhe nën vëzhgim të rreptë. Gjatë kësaj kohe hetuesit mësojnë se grupi kishte siguruar kanabisin dhe po behej plani per transportimin e tij drejt Pogradecit.

Pergjimi i 19 nentorit

Në datë 19 nëntor, nga përgjimet rezulton se Bida ka telefonuar Gentjan Rapollarin duke i thënë “….Hajdeni nesër mëngjes dhe të jeni në orën tetë në Fier…”, pas kësaj e pyet nëse erdhi ai shoku (dyshohet për Arjanin) ndërsa Gentjani i përgjigjet “….Po e pres (në Rinas)”.

Në datë 20 nëntor grupi niset drejt Fieri.

Ndërhyrja e policisë bëhet paraditen e 21 nentorit në dalje të Librazhdit. Eduard Haxhi ka tentuar te largohet me autoveture por eshte kapur ndersa Aranit Bida dhe Erando Mehmeti u arrestuan ne lokal./Ora News

Related Posts

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo
Lajme

Braçe: Çështja e pensioneve bënë me turp cilindo

05/12/2025
Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci
Kryesore

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari ndërron jetë në farmaci

05/12/2025
AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!
Kryesore

AKU bllokon 51 ton me misër që vinte nga Serbia: Ishin me Aflatoksinë!

04/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Kryesore

U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

04/12/2025
Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës
Kryesore

Lëvizja e Salianjit, PD drejt ndarjes së radhës

04/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Të guxojmë, vetëm kështu ia dalim”, Todhe: Nëse kualifikohemi në Botëror, Shqipëria me rivalë të vështirë

“Të guxojmë, vetëm kështu ia dalim”, Todhe: Nëse kualifikohemi në Botëror, Shqipëria me rivalë të vështirë

05/12/2025
LIVE Shorti i Botërorit/ Grupet drejt plotësimit, Shqipëria pret të njohë kundërshtarët e mundshëm

LIVE Shorti i Botërorit/ Grupet drejt plotësimit, Shqipëria pret të njohë kundërshtarët e mundshëm

05/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al