I vetëm në garë, Armand Duka siguron një mandat të 7-të në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore, këtë herë Duka nuk kishte asnjë rival përballë, qoftë dhe formal, askush nuk preferoi ta rivalizojë duke i dhuruar një tjetër mandat katër vjeçar. Nga 48 anëtarë me të drejtë vote në këtë Asamble, 48 prej tyre votuan pro kandidatit të vetëm, Armand Duka.
Në fakt, ky është shndërruar në një trend në botën e futbollit, ku së fundmi edhe Alexandar Ceferin, presidenti i UEFA-s, ishte i vetëm në garë. Gjithashtu pak ditë më parë edhe Agim Ademi u zgjodh në krye të Federatës së Futbollit në Kosovë si i vetëm në garë duke marrë 100% të votave.
Për herë të parë, Armand Duka u zgjodh president i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 2002. Pas 24 vitesh në krye të FSHF-së, Duka siguron një tjetër mandat, i 7-ti për të si president.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








