Zlatan Ibrahimovic është shprehur shumë i lumtur për fitoren ndaj Kosovës. “Dardanët” u mposhtën në shtëpi 0-3, duke u dorëzuar para suedezëve të cilët tashmë kanë gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para. Ylli i Milanit u shpreh se nuk ka më asgjë për të provuar dhe janë të rrallë njerëzit që mund të bëjnë këtë që po bën ai në këtë moshë.
“Tashmë jam në një pozicion krejt tjetër. Nuk kam më asgjë për të provuar, nuk ka më asgjë tjetër në karrierën time përveçse të bëj qejf. Dua të them jam 39 vjeç dhe luaj për Milanin dhe ekipin kombëtar. Jo shumë persona mund ta bëjnë këtë gjë në moshën time”, deklaron suedezi.